Përvojë të mirë - me pjesë rezervë të Elring.Furnizuesi ideal për riparime profesional të motorëve.Elring mund të ofrojnë një gamë të plotë të dihtung setave, pjesë shërbyse dhe komponente mbyllëse që i përshtaten të gjitha kërkesave të tregut.
Dhe natyrisht standardet e mirëfillta të cilësis së Elring pranohen si një furnizues i paisjeve origjinale të automotivit në të gjithë botën - nga ElringKlinger AG. Kompania zhvillon dhe prodhon komponentë për motorët, dhëmbëzoret, sistemet e auspuhëve dhe teknologjitë alternative për shumicën e prodhuesve të automjetëve dhe motorëve.
Inovacionet dhe ekspertiza në fushën e pajisjeve origjinale sigurojnë bazën për nivelin e lartë të popullaritetit dhe suksesit në tregun e pjesëve në mbarë botën. Emri i brendit "Elring - Das Original" është bërë që shumë kohë një markë për cilësi të shquar, të sigurisë, të shërbimit, disponueshmërisë dhe besueshmërisë.
Në Elring Klinger, menaxhimi i mjedisit dhe proceset e auditimeve janë kryer vazhdimisht për të garantuar sigurinë dhe efikasitetin e proceseve të prodhimit.
Ne performojmë sisteme të auditimeve vjetore në të gjithë Grupin për të kontrolluar të gjitha divizionet dhe fabrikat në lidhje me mbrojtjen e mjedisit,standardeve të shëndetit dhe sigurisë. Sistemi i menaxhimit të mjedisit ISO 14001 është i përfshirë në proceset përkatëse sipas ISO 9001 / TS 16949 në të fabrikat e prodhimit në të gjithë botën.
Kompania është e udhëhequr me teknologji mbështetur nga më shumë se 6,700 punonjës në 45 vende rreth globit.
Linja e produkteve nga Elring mbulon emrat e brendeve të mëposhtme:
Alfa Romeo • Audi • BMW • Citroën • Chevrolet • Chrysler • Dacia • Daewoo • DAF • Daihatsu • Deutz • Dodge • Fiat • Ford • Honda • Hyundai • IHC • IVECO • KIA • Lada • Lancia • Land Rover • MAN • Mazda • Mercedes-Benz • Mini • Mitsubishi • MWM • Nissan • Opel • Peugeot • Porsche • Renault • Rover • RV • Saab • Scania • Seat • Skoda • Smart • Ssangyong • Subaru • Suzuki • Toyota • Vauxhall • Volkswagen • Volvo
Elring – Das Original.
2012
Me 41 fabrika në të gjithë botën, Grupi ElringKlinger është e përfaqësuar në 19 vende (tregjet tradicionale të automobilave)
2009
130 vjetori i ElringKlinger AG dhe lëvizja në MDAX
2000
Bashkimi i ElringKlinger GmbH me kompaninë prind ZWL Grundbesitz- und Beteiligungs-AG, ndryshimi i emrit të ElringKlinger AG dhe citimi në SDAX
1994
Bashkimi i Elring GmbH me sektorin e automobilave të Richard Klinger GmbH për të formuar ELRINGKLINGER GmbH
1885
Richard Klinger krijon një punëtori për dizajnë në Vienë
1879
Paul Lechler krijon një kompani tregtare për artikuj teknik në Shtutgart (më vonë bëhet Elring GmbH)