Burak 1994-2020
Sot festojmë përvjetorin e themelimit të firmës BURAK.
Koha kalon dhe ne zhvillohemi në hap me kohën, që nga themelimi vazhdojmë shërbimin me po të njejtin përkushtim dhe profesionalitet ndaj klijentëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Vizioni ynë ishte dhe mbetet të arrijmë ofrimin e standardeve më të larta dhe fal përkrahjes së firmave prodhuese botërore kemi arritur deri në nivelin që të jemi përfaqësues të denjë të tyre për tregun e Kosovës.
Me mburrje ju dëshmojmë që jemi të mirënjohur dhe të pranuar nga partnerët evropian e botërorë të prodhuesve të pjesëve për automjete të rënda dhe transportuese!
Gjithashtu jemi përfaqësues të markave botërore e në rallë të parë Gjermane për vajra motorike dhe industriale dhe që ofrojmë gamën më të gjërë të produkteve në tregun e Kosovës.
Përkundër një krizë mbarë botërore e që e kaploj edhe Kosovën neve si firmë stabile kjo nuk na ndali që të vazhdojmë edhe më tutje në ekspanzion dhe në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.
Nga sot ju prezantojmë sektorin plotësisht të ri në kuadër të firmës sonë e që e emëruam BURAK Motors.
Marrëveshja e parë e BURAK Motors u arrit për distribuim shitje dhe servisim të motoqikletave të markave me renome SYM dhe DAYTONA.
Vazhdojmë bashkë!