BURAK NE FORUMIN E BIZNESIT

Burak do të jet i pranishëm në Business Forum i cili do të organizohet për her të dytë në Prizren dhe do të zgjat deri më datën 03 Tetor 2015.
Burak i cili që prej 20 vjetësh ka qen aktiv në sektorin automobilistik dhe është distributor i 20 markave me famë botërore, i cili poashtu me produktet dhe shërbimet e veta gjithmon është munduar të jetë një hap më afër klientëve të tij, e prezentoj veten me sukses në panairin që u mbajt në Prizren.
Në një hapësire prej 7000 metra në katror, mbi 100 kompani prezantuan produktet e tyre, u organizuan edhe konferencat dhe takimet e biznismenëve.

Në organizimin e forumit të vitit kaluar, kanë marrë pjesë 62 kompani nga Prizreni, kurse këtë vit kanë marrë pjese biznismenët nga Prishtina, Mitrovica, Vushtrria, Lipjani, Gjilani, Peja, Shqiperia dhe Turqia, gjithsej 120 kompani.
Në konferencën e Business Forum 2015, është njoftuar se këtë vit kanë marrë pjesë Shqiperia, Turqia, Gjermania, Çekia, Zvicra, Kroacia, Bosna, Serbia, Maqedonia, Mali I zi, Sllovenia, Bullgaria dhe Greqia.