Klubi i dashamirëve të automobilave të vjetër, “Oldtimer” nga Prizreni, në fund të muajit maj me date 30 – 31 Maj 2015 grumbullon veturat klasike nga Kosova, rajoni dhe bota, në sheshin Shatërvan të Prizrenit, duke paraqitur kështu para publikut vendës mjeshtërinë teknike në ruajtjen e automobilave të vjetër.
Klubi i adhuruesve të automobilave të vjetër në qytetin buzë Lumëbardhit është themeluar disa vite më parë, dhe ajo tashmë i numëron rreth 25 anëtarë me 32 vetura që janë të prodhuara së paku 40 vite më parë. Me anë të veturave të vjetra e të mirëmbajtura ata synojnë që të japin dëshmi se në qytetin e vjetër të Prizrenit ekziston kultura teknike e përkujdesjes për veturat, pa marrë parasysh vitin e prodhimit të tyre.